Telegrafi

Ekonomisë gjermane i nevojiten 36 mijë inxhinierë

Revista ekonomike gjermane “Kapital” shkruan se brenda koalicionit qeveritar po zhvillohet debat se a duhet që shteti të importojnë fuqi punëtore të kualifikuar.

Qëndrime kontradiktore kanë ministri i Ekonomisë nga radhët e liberalëve gjerman, Rajner Bruderle dhe kryeministri konservator i landit të Bavarisë, Horst Sehofer. Sehofer ka theksuar se në Gjermani ka tre milionë të papunë, të cilëve duhet t’i jepet shansi për punë dhe kualifikim.

Ministri i Ekonomisë dhe një pjesë e madhe e analistëve gjerman kanë theksuar nevojën e ekspertëve të huaj sidomos në fushën e inxhinierisë dhe sfera tjera. Sipas Odës Ekonomike Gjermane, tani për tani janë të nevojshëm rreth 36 mijë inxhinierë që i nevojiten ekonomisë gjermane. /Telegrafi/