Telegrafi

Ekonomisë amerikane i duhet përkrahja

Optimizmin Bernanke e shprehu duke cituar rritjen në shpenzimet e familjarëve, përmirësimin e besueshmërisë konsumatore dhe të biznesit dhe përshpejtimin e kreditimit bankar. Sipas vlerësimeve të tij performanca ekonomike e Shteteve të Bashkuara do jetë shumë më e mirë në 2011 kundrejt vitit të kaluar.

"Pavarësisht se ekonomia do zgjerohet më një ritëm më të shpejtë në këtë vit, ne presim që niveli i papunësisë të jetë kokëfortë dhe i pandryshuar në vlera të larta. Edhe inflacioni do jetë kokëfortë dhe i pandryshuar në vlera të ulëta krahasuar me nivelet e synuara në terma afatgjatë nga bordi drejtues i Rezervës Federale," tha ai.
Por Bernanke tha se “masa e vogël e rritjes së sektorit dhe punësimi i kujdesshëm sugjerojnë se do të duhen ende disa vite që punësimi të jetë në nivelet normale”. Ndërkohë kritikët e Bankës Qendrore Amerikane thonë se ajo po nënvlerëson masën e rritjes së ekonomisë dhe nuk po merr parasysh atë që po ndodh në tregjet e lëndëve të para që po rrisin kërcënimin e inflacionit.

Ndërsa Bernanke hodhi poshtë të gjitha mundësitë se çmimet e lëndëve të para janë kërcënim për inflacion. /Telegrafi/