Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën janar-mars të vitit 2017.
Sipas të dhënave të fundit, parashikimi i PBB-së si indeks zinxhiror i vëllimit në çerekun e parë të këtij viti është rritur me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Ndërsa i përllogaritur me metodën e prodhimit parashikimi i PBB-së, për të njëjtën periudhë është rritur me 14,3% sipas çmimeve rrjedhëse dhe është realizuar në shifrën 641 miliardë e 584 milionë lira turke (182,3 miliardë dollarë).
Vlera e shtuar totale e sektorit bujqësor për periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e llogaritur si indeks zinxhiror i vëllimit, ka shënuar një rritje me 3,7%; vlera e shtuar totale e sektorit industrial është rritur me 5,3%; kurse ajo e sektorit të ndërtimit është rritur me 3,7%. Ndërsa vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, të formuar nga shuma e aktiviteteve të shërbimit në sektorin e tregtisë, transportit, akomodimit dhe ushqimit, është rritur me 5,2%. /Telegrafi/