Telegrafi

Ekonomia turke ndër më të suksesshmet në botë

Gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e Konfederatës së Sipërmarrësve dhe Botës së Biznesit Turk në Antalia, Ymit Bojner tha se Turqia ka siguruar suksese serioze në makroekonomi.

"E dimë se Turqia është shndërruar në një vend, që lakmohet për mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën ajo doli nga kriza, rritjen ekonomike, tregtinë dhe për tregjet e investimit që i krijon vetes. Kemi arritur suksese të rëndësishme në makroekonomi", u shpreh Bojner.

Duke tërhequr vëmendjen edhe mbi lidhjen e ngushtë midis ekonomisë dhe demokracisë, Bojner nënvizoi se mirëqenia ekonomike mund të jetë e vazhdueshme vetëm në një shoqëri demokratike. /Telegrafi/