Telegrafi

Ekonomia shtyllë qendrore e procesit të integrimit Evropian

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për të diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ministri Çollaku i falënderoj drejtuesit OEK-ut, për mbështetjen e tyre duke vënë në pah rolin e rëndësishëm dhe pozitiv që ky institucion ka pasur në kuadër të proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ai poashtu theksoj se zhvillimi ekonomik dhe avancimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e rajonit dhe të Bashkimin Evropian janë shtylla qendrore në kuadër të procesit të integrimit evropian. Rrjedhimisht bashkëpunimi mes Odën Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Integrimeve është i një rëndësie të veçantë dhe duhet të fuqizohet u shpreh Ministri Çollaku.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ofroi përkrahjen e plotë dhe u zotua për bashkëpunim të Odës Ekonomike me Ministrinë në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.

Ministri Çollaku mbështeti angazhimin e Odës Ekonomike për integrimin e saj në strukturat simotra të BE-së, dhe njëkohësisht kërkoj nga ky Institucion angazhim të lartë për të mundësuar marrëveshje të punësimeve sezonale për qytetarët e Kosovës në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar me vendet e BE-së, tani që këtë vit pritet nënshkrimi i MSA-së.

Në përfundim të takimit, Ministri Çollaku dhe Gërxhaliu, theksuan se agjenda Evropiane e Kosovës është interes shtetëror, që gëzon përkrahjen e qytetarëve dhe gjithë spektrit politik e ekonomik, rrjedhimisht ka nevojë për shkëmbim dhe kordinim më të madh të përpjekjeve tona të përbashkëta për të avancuar pozicionin e Kosovës në Bruksel. /Telegrafi/