Site icon Telegrafi

Ekonomia shqiptare rritet me 8.54 për qind në 2021

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, pas tkurrjes që shënoi në vitin 2020, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së Covid-19.

Sipas raportit të publikuar sot nga instituti i statistikave INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në vend u rrit me 8.54 për qind në 2021, duke shënuar nivelin më i lartë që nga viti 2001.

Rritja e lartë e ekonomisë lidhet me bazën e ulët të vitit 2020, kur ekonomia u tkurr me 3.96 për qind, e ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët në sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.

Sipas raportit, të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021.

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetet në vlerësimet tremujore.

Sipas INSTAT, rritja në 2021 u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e fortë ishte në tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor dhe industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia, të cilat ranë më shumë në vitin 2020.

Zgjerimi i aktivitetit të sektorit të ndërtimit ka vijuar, ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia.

Ndërkohë, PBB-ka në tremujorin e katërt të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5.52 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version