Telegrafi

Ekonomia ruse sërish filloi të dobësohet

"Dinamika e PVB-së në muajin shkurt, duke marrë parasysh faktorët sezonalë, arriti minus 0.9 për qind në raport me janarin", theksoi Nabiuliba.

Në muajin janar ekonomia ruse shënoi rritje vetëm prej 0.3 për qind në raport me muajin paraprak, me ç’rast e vazhdoi trendin e rritjes mujore të PVB-së të filluar në maj të vitit 2009. Krahasuar në nivel vjetor megjithatë, ekonomia ruse muajt e kaluar shënoi ulje në raport me periudhat e njëjta vitin paraprak.

Për shkak të trendeve të këtilla, ekonomistë të veçantë nuk inkuadrojnë dobësimin e sërishëm të ekonomisë ruse, edhe pse Moska zyrtare pret "përmbajtje të dinamikës pozitive të rritjes ekonomke".

Prodhimi industrial në Rusi muajin e kaluar shënoi ulje prej 0.6 për qind në raport me janarin, kur prapë kjo kishte rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2009.

Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë së Rusisë javën e kaluar i rishqyrtoi parashikimet për rritjen e PVB-së ruse në vitin 2010 prej 3.5 në 4.5 për qind.