Telegrafi

Ekonomia nis rimëkëmbjen

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në një dalje të fundit ka paralajmëruar se efektet e recensionit do të ndjehen për shumë vite dhe periudha pas krizës do të jetë e vështirë.

FMN vëren se thuajse në të gjitha vendet, një pjesë e madhe e kostove të krizës i është ngarkuar buxheteve të qeverive për shkak të shpenzimeve të mëdha që ato kanë kryer për të ndihmuar ekonomitë.

Për rrjedhoje deficitet buxhetore kanë shënuar për këtë vit rekorde maksimale.

Paralajmërimi që bën FMN është se shumë shpejt të gjitha qeveritë do të jenë të detyruara të marrin masa drastike për të ribalancuar financat publike dhe në këtë pikë është e pashmangshme rendimi i barrës fiskale.

Por rritja e taksave nuk është kostoja e vetme që qytetarët dhe bizneset në mbarë botën do të duhet të paguajnë.

FMN thotë se ekonomia nuk do të jetë e aftë të krijojë vende të reja pune, të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, çka do të thotë se ata që kanë humbur punën si pasojë e krizës do të qëndrojnë të papunë për një kohë jo të shkurtër.

Por ekspertët e FMN vënë në dukje edhe një tjetër rrezik.

Sipas tyre vetë rritja ekonomike nuk është e sigurt, pasi deri tani ajo i dedikohet shpenzimeve marramendëse të qeverive, të cilat shumë shpejt do të duhet të rishikohen dhe nëse sektori privat nuk do të reagojë për të rritur kërkesën, atëherë ekonomia mund të tronditet sërish. /Telegrafi/tch/