Site icon Telegrafi

Ekonomia në SHBA u rrit me 2% gjatë tremujorit të tretë

Ekonomia në Shtetet e Bashkuara u rrit me 2 për qind gjatë tremujorit të tretë, pak më poshtë se vlerësimi i mëparshëm prej 2.1 për qind. Ndërsa analistët parashikonin një rritje prej 1.9 për qind. Rishikimi tregon ende se ekonomia e dytë më e madhe në botë po rritet fuqishëm. Të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto mbështesin vendimin e Rezervës Federale në rritjen e normave të interesit dhe inkurajojnë bankën për më shumë lëvizje gjatë 2016-ës.

Banka rriti me 25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, dhe referuar lëvizjes, parashikoi një rritje të ekonomisë amerikane prej 2.4 për qind, vitin që vjen. Shitjet e shtëpive ekzistuese ranë me një normë vjetore prej 4.76 milionë njësi, norma më e ulët që prej 2014-ës.

Rënia është në kontradiktë të fortë me besimin pozitiv të ndërtuesve, dhe shitjet e shtëpive të reja. Aksionet amerikane kanë qenë në territor pozitiv, nxitur gjithashtu nga çmimet e naftës bruto, që i’u larguan paksa nivelit më të ulët në 11 vite.

Çmimet e bonove amerikane të thesarit ranë dhe dollari u dobësua kundrejt shportës së valutave kryesore. Inventarët arritën nivel rekord gjatë gjysmës së parë të vitit, gjë që i la magazinat me shumë mallrat të prashitura, dhe bizneset me pak incentiva për t’u rifurnizuar.

Pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar rezervat e mallrave të pashitura, inventarët qëndruan të larta dhe mund të ndikojnë negativisht për rritjen në tremujorin e katërt. Shpenzimet konsumatore, faktor kryesor në ekonominë amerikane, u rritën me 3 për qind gjatë tremujorit të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version