Ekonomia e Kosovës ka marrë tatëpjetën. Gjendja ekonomike në vend është rënduar si pasojë e mungesës së një qeverisje funksionale. Burime të gazetës bëjnë të ditur se shumë investitorë të huaj që kanë pasur në plan të investojnë në Kosovë, nuk e kanë bërë këtë për shkak të paqartësive politike.
“Investitorët po hezitojnë të investojnë në Kosovë për shkak të mungesës së stabiliteti politik dhe për këtë arsye ata nuk po ndjejnë siguri që kapitalin e tyre ta derdhin në Kosovë. Edhe ashtu investitorët nuk e shohin Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar dhe kjo dëshmohet më rënien e investimeve krahasuar me periudhën e para pavarësisë kur investimet ishin më të mëdha”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda qeverisë.
Edhe ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka pranuar se kriza politike në vend mund të japë mesazh jo të mirë për investitorët. “Jemi duke kontestuar zhvillimet demokratike në vend, dhe çfarë mesazhi mund të dërgojmë tek investitorët?”, ka thënë ministri Beqaj për mediet e vendit./Tribuna/Telegrafi/