Telegrafi

Ekonomia kineze vazhdon të rritet me shpejtësi të madhe

Z. Li tha se gjykimi i tij bazohet kryesisht në parashikimin për zhvillimin e urbanizimit në Kinë. Sipas tij, që nga shpallja e Republikës Popullore të Kinës para 60 viteve, përqindja e urbanizimit në Kinë deri tani është vetëm 45%.

Në qoftë se që nga tani kjo shifër vazhdon të rritet çdo vit me 1%, 20 milionë banorë të fshatit do të përfshihen në qytete çdo vit, çka do të ishte një tërheqje e madhe për investimet në ndërtimin e qyteteve.
Li u shpreh gjithashtu se urbanizimi i Kinës është një treg me mundësi shumë të madhe dhe koha e zhvillimit të këtij procesi mund të zgjatë për 30 vjet.