Site icon Telegrafi

Ekonomia kineze fillon ngadalsimin

Të dhënat sinjalizojnë se politika “Amerika e para”, e promovuar aq shumë nga presidenti amerikan Donald Trump, i’a ka dalë deri më tani që të ngadalësojë ekonominë e dytë më të madhe të botës, atë kineze.

Gjatë javës që po hyn, interesi i tregjeve dhe investitorëve do të jetë i drejtuar nga Kina, pasi publikohen një sërë të dhënash me mjaft interes, nga ku do të ketë sinjalizime më të qarta të impaktit të luftës tregtare, gjithsesi, deri më tani, të dhënat flasin për një ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë kineze gjatë muajit shtator. Edhe shifrat e eksporteve pritet të flasin për një ngadalësim të hapit të rritjes gjatë muajit shtatori.

Po gjatë javës do të publikohen edhe shifrat e tregtisë së jashtme, ku me mjaft interes pritet suficiti tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsyeja kryesore e fillimit të luftës tregtare nga ana e kësaj.

Kjo luftë ka bërë që qeveria kineze të fillojë të mendojë edhe ndryshimin e politikave duke ulur kostot e financimit, nxitur kreditimin për bizneset e vogla si dhe shkurtimin e taksave për projektet infrastrukturore.

Ekspertët presin që politikat fiskale në Kinë të bëhen më lehtësuese në mënyrë që të stimulojnë biznesin. Edhe politikat monetare pritet të mbeten në kahun akomodues. /Telegrafi/

Exit mobile version