Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha.
Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.
Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike.
Nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj pwr pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim te mëtejme.
Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit. /Telegrafi/