Site icon Telegrafi

Ekonomia japoneze vazhdon të tkurret

Takimi i këtij viti i grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7 që do të mbahet më 26 dhe 27 maj, pritet të përqendrohet edhe në politikën fiskale në një kohë kur ekonomia globale po përpiqet të rimëkëmbet.

Siç njofton Zëri i Amerikës nga Tokio, Japonia që ka ekonominë e tretë më e madhe në botë, po përballet me një tkurrje ekonomike pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të bërë një kthesë.

Japonia, me një popullsi në plakje, pa rritje ekonomike dhe e përfshirë nga rënia ekonomike në dekadat e fundit, është shndërruar nga një vend për të cilin dikur të tjerët kishin zili në një vend që praktikisht meriton keqardhje mes vendeve të G7-ës. Martin Shultz është ekonomist në Institutin e Studimeve Fujitsu.

“Ky treg në përgjithësi është duke u tkurrur. Është shumë e vështirë të ripërtërihet. Duhen ndryshime të mëdha strukturore që do të merrnin shumë kohë”.

Shin Fukushige drejton kompaninë Seikowave. “Jemi ndoshta vendi i parë i madh që po ndeshet me këto sfida. Pra ndoshta do të jemi në të njëjtën kohë popullsia e parë që do të dalim me një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Përpjekjet e kryeministrit Shinzo Abe për të gjetur zgjidhje përmes paketave fiskale stimuluese, masave lehtësuese monetare dhe reformave strukturore, nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme. Takuji Okubo është me kompaninë Japan Macro Advisors. /Telegrafi/

Exit mobile version