Site icon Telegrafi

Ekonomia japoneze përsëri në recesion

Ekonomia e Japonisë ka rënë përsëri në recesion, pas tkurrjes për 0.8 për qind në tremujorin e tretë.

Të dhënat tregojnë se ekonomia e tretë më e madhe në botë është tkurrur për të dytin tremujor radhazi, duke rënë në recesion teknik.

Japonia ka qenë në recesion katër herë që nga kriza globale financiare.

Ekonomistët thonë se të dhënat e dobëta do të ushtrojnë më shumë presion mbi qeverinë dhe bankën qendrore për të vazhduar me stimuj ekonomikë. /Telegrafi/

Exit mobile version