Telegrafi

Ekonomia japoneze në recesion

Sipas analistëve konsumi dhe eksportet në vend kanë pësuar rënie më të madhe. Ndërkohë që rënia ishte edhe më e madhe se sa ishte parashikuar. Sipas analizave dhe përllogaritjeve ajo pritej të shkonte deri në 2 për qind.
" Ekonomia japoneze pritet të jetë ende e dobët për kohën në vazhdim" deklaroi ministri i ekonomisë japoneze. Ndërkohë më ka deklaruar se qeveria do të marrë të gjitha masat për të bërë çështë e mundur për të patur një rezultat pozitiv.

Megjithatë pavarësisht lajmeve të këqija, pritet që Banka e Japonisë të mbajë të qëndrueshme politikat monetare. Shenjat e para për të të rimëkëmbur ekonominë kanë ardhur nga industria e makinave, pavarësisht faktit që se këto industri u dëmtuan rëndë nga tërmeti dhe tsunami.

Tërmeti me magnitudë 8.9 ballë e cila shkaktoi një tsunam me valë rreth 15 metër shkaktoi një ndër katastrofat më të rënda në botë. Rreth 15 mijë persona mbetën të vdekur dhe rreth 9 mijë e 500 të tjerë janë ende të zhdukur. Kjo katastrofë shënoi edhe aksidentin më të rëndë nuklear që pas Cernobilit. /Telegrafi/