Ekonomia e Italisë është rritur me 0.4% në tremujorin e dytë falë kërkesës së fortë të brendshme, raporton zyra e statistikave ISTAT, duke konfirmuar vlerësimin fillestar. Me bazë vjetore, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.5%, ndërsa norma vjetore e tremujorit të parë u konfirmua gjithashtu në 1.2%. Në tremujorin e dytë, rritja u nxit nga shpenzimet e forta konsumatore, investimet dhe akumulimi i inventarëve.
Flukset tregtare nuk kontribuuan, ndërkohë që importet u rritën më shumë se eksportet. Italia ka pasur performancën më të dobët në Eurozonë për më shumë se 1 dekadë, megjithatë rritja ekonomike është fuqizuar që prej nisjes së këtij viti dhe rimëkëmbja duket e qëndrueshme.
Morali i Biznesit qëndro në nivelin më të lartë në 10 vite dhe punësimi po rritet. Qeveria e Kryeministrit Paolo Gentilioni pritet të rrisë projeksionet për vitin 2017 në rreth 1.4% kur të nxjerrë objektivat e reja ekonomike në muajin që vjen, nga 1.1% që është vlerësimi aktual.
Sipas Istat, shpenzimet konsumatore i shtuan 0.2% rritjes, ndërsa investimet dhe ndryshmet në inventar, secila nga 0.1%. /Telegrafi/