Telegrafi

Ekonomia italiane me probleme serioze

OSCE nënvizon si detyrë kyçe të Italisë, konsolidimin e buxhetit shtetëror. "Në qoftë se kjo masë nuk do të merret në kohë, Italia duhet të pakësoje shpenzimet dhe të rrisë taksat", citon raporti.

Një sugjerim tjetër i rëndësishëm është edhe anulimi i kushteve të favorshme fiskale dhe luftua ndaj evazionit fiskal.

Për sa i takon rritjes së GDP-së në vitin 2011, sipas raportit të OSCE-së, ajo do të jetë 1.2 për qind, apo 0.1 për qind më pak se parashikimi i mëparshëm.

Ndërkohë, para vitit 2013-2014, GDP-ja e Italisë nuk do të kthehet në nivelin para krizës ekonomike, thotë raporti. /Telegrafi/