Telegrafi

Ekonomia greke nën kërcënim të recesionit

Gazeta thirret në raportin e drejtorit të Bankës Qendrore, Jorgos Provopollus, që duhet të publikohet më 15 prill.

Në raport thuhet se rritja e paraparë prej 0,5 për qind e ekonomisë greke nuk do të realizohet dhe nuk përjashtohet mundësia që për herë të parë të regjistrohet rritje negative në ekonomi.

Banka Qendrore greke parasheh edhe rënie të ekspansionit kreditor, gjë që do të sjellte deri tek zvogëlimi i shpenzimit dhe rritja e papunësisë. Parashihet se sivjet pa punë do të mbeten edhe 40.000 njerëz. /mia/