Telegrafi

Ekonomia greke “do të bie për 3 për qind gjatë këtij viti”

Komisioni tha se vendet e eurozonës në tërësi do të kenë një rritje prej 0.9 %, një përmirësim nga parashikimi i mëparshëm prej 0.7 %.

Por, KE pranoi se rimëkëmbja ekonomike në Evropë “vazhdon të jetë e rrethuar nga pasiguria e lartë”.

Komisioni përmendi “tensionet e fundit” në tregje si një shqetësim.

Greqia ka qenë në recesion që nga tremujori i dytë i vitit 2009.

Euro ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në më shumë se një vit, në 1.293 dollarë, pas shqetësimeve të investitorëve se kriza greke e borxheve mund të përhapet në vendet tjera të eurozonës, duke përfshirë Spanjën dhe Portugalinë.