Telegrafi

Ekonomia gjermane shpëtuese për Evropën

Në tremujorin e dytë të këtij viti produkti i brendshëm bruto (PPB) në krahasim me tremujorin e parë është rritur me 2,2 për qind, bëri të ditur zyra federale e statistikave në Wiesbaden.

Një rritje e tillë ekonomike nuk është shënuar asnjëherë që prej ribashkimit të Gjermanisë, deklaruan specialistët e statistikave.

Kështu ekonomia më e madhe e BE-së ka marrë rolin e pararojës në rritjen në Evropë. Sipas të dhënave të autoritetit evropian për statistikat Eurostat në Luksemburg PBB në 16 vendet e eurozonës ka shënuar një rritje prej 1 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit. /Telegrafi/