Telegrafi

Ekonomia gjermane rritet me 0.2%

Construction workers are silhouetted while standing on scaffolding at the construction site of the new headquarters of the European Central Bank (ECB) during a guided media tour in Frankfurt, October 31, 2013. The ECB plans to move into its new headquarters by the end of 2014. REUTERS/Kai Pfaffenbach (GERMANY - Tags: BUSINESS CITYSCAPE CONSTRUCTION) - RTX14V3Z

Ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.2 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit, pas një zgjerimi me 0.4 për qind gjatë tremujorit të dytë. Gjithsesi, ministria e financave në vend, thekson se, një e dhënë e tillë pritej, sidomos pas gjashtë muajve të parë të vitit me një rritje të fortë ekonomike.

Ministria shton gjithashtu se, konsumi privat dhe shpenzimet shtetërore mbeten lokomotiva e ekonomisë më të madhe të Eurozonës. Të dhënat publikohen në buletinin mujor të ministrisë që drejtohet nga Wolfgang Schaeuble.

Në raport, nënvizohet fakti se, tregu i punës vijon të mbetet solid dhe hapi i krijimit të vendeve të reja të punës në vrull të kënaqshëm. Qeveria gjermane muajin e kaluar rishikoi projeksionet e rritjes ekonomike për vitin aktual në territor pozitiv, nga 1.7 në 1.8 për qind rritje.

Kjo pritet të jetë edhe performanca më e mirë në një gjysmë dekade. Ndërkohë, institucionet kryesore ekonomike globale duken edhe më optimiste, pasi projektojnë një normë rritje pranë 1.9 për qind. /Telegrafi/