Site icon Telegrafi

Ekonomia franceze pranë nivelit të para pandemisë COVID-19

Ekonomia franceze po rimëkëmbet më shpejtë se ç’pritej këtë vit, ndërkohë që kriza e COVID-19 po zbutet, sipas Bankës Qendrore, që rriti projeksionet për këtë vit.

Sipas raportit tremujor të Bankës së Francës, ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë, pritet të rritet me 6.3 për qind këtë vit, që rishikoi vlerësimin e mëparshëm prej 5.8 për qind. Ekonomia ka tejkaluar shumicën e pritshmërive në muajt e fundit, pasi fushata e vaksinimit të vendit u përshpejtua në tremujorin e dytë dhe kufizimet e COVID-19 u zbutën, duke lejuar më shumë biznese të rikthehen në punë.

Raporti i Bankës Qendrore e bën perspektivën për vitin pak më optimiste se qeveria, që po ndërton buxhetin 2022 mbi vlerësimet se ekonomia do rritet me 6 për qind këtë vit.

Rimëkëmbja më e shpejtë se ç’pritej do të bëjë që rritja ekonomike të jetë më e ngadaltë në vitin e ardhshëm. Prej zbulimeve nga sondazhi mujor i 8,500 bizneseve, banka vlerësoi se ekonomia po operon në vetëm gjysmë pikë përqindjeje poshtë niveleve të para krizës dhe se do të kthehet në nivelet normale në fund të vitit për të parën herë që kur nisi pandemia.

Me bazë tremujore banka vlerësoi se ekonomia do të rritet pranë 2.5% në tremujorin e tretë, ç’ka është sa dyfishi i rritjes prej 1.1 për qind në tremujorin e dytë.

Ndërkohë që ekonomia po rritet shpejtë, gjysma e kompanive raportuan mungesa të stafit, ndërkohë që më shumë se gjysma e kompanive industriale dhe 61% e firmave të ndërtimit, kishin probleme me zinxhirin e furnizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version