Ekonomia franceze u rrit pak më shumë sesa mendohej nga viti i kaluar, duke ndihmuar në reduktimin e deficitit.
Kështu ka konfirmuar ministri francez i Buxhetit, Gerald Darmanin.
“Vitin e kaluar, kemi parashikuar rritje prej 1.5 për qind. Duhet të jemi rreth 1.6 për qind”, tha Darmanin, përcjell Telegrafi.
Edhe Agjencia franceze e Statistikave (INSEE) e konfirmoi shifrën e rritjes së 2018-ës prej 1.6 për qind.
Më parë, INSEE kishte thënë se qeveria kishte shkurtuar deficitin publik prej 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/