Telegrafi

Ekonomia europiane po dobësohet gjithnjë e më tepër

 Sipas të dhënave, në vitin 2011, ekonomia do të zgjerohet me vetëm 2.6 % dhe jo 3.5 % që ishte parashikuar nga Laburistët. Analistët thonë se kjo shifër e ulët do të nxisë qeverinë të ulë shpenzimet publike, pasi një ulje e rritjes do të thotë më pak të ardhura nga taksat. Komisioni parashikon gjithashtu një rënie të defiçitit buxhetor, nga 11 në 10.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe borxhi do të bjerë nga 63.6 në 62.2 %. Pak ditë më parë, në një intervistë për Sandej Tajms, Kryeministri Dejvid Kamerun paralajmëroi masa të dhimbshme kursimi.