Site icon Telegrafi

Ekonomia e “zezë ”sfidon shtetin

Vonesat në procesin e fiskalizimit, ekonomia jo formale, janë faktorë që vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet shtetërore.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane “Adresimi i Ekonomisë Joformale”. Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se informaliteti është çështje që më shumti e preokupon ekonominë në Kosovë.

“Gjatë vitit 2017, presim që ajo normë e ekonomisë jo formale , që besohet të jetë diku 30-35 për qind , sipas raporteve të ndryshme dhe vetë parashikimeve të institucioneve tatim mbledhëse në vendin tonë të reduktohet edhe më tutje, ashtu që ju të mund të jeni pjesë e një mjedisi të barabartë brenda një konkurrence të drejtë.”, tha Zeka.

Sakip Imeri, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) tha se ekonomia joformale më së shumti e dëmton Kosovën.

Kjo sipas tij është e bazuar në statistika sepse në vitin 2013, 2014, shkalla e ekonomisë joformale është 29 deri 35 për qind, apo një e treta e buxhetit të Kosovës shkon ne ekonomi joformale, e që kjo dëmton interesat e bizneseve.

“Është një prej çështjeve , temave që më së shumti e mundon ATK-në dhe në përgjithësi Qeverinë e Kosovës , Kjo për një arsye shume të thjeshtë . Të gjitha studimet që janë bërë , për nivelin e prezencës së ekonomisë jo formale në Kosovë , janë vlerësime që për fat të keq, shkalla e pjesëmarrjes nuk po ulet por është një tendencë e njëjte që nga studimi i parë që është bërë në vitin 2007 për periudhën 2004-2016, pastaj edhe në vitin 2013-2014 , kanë vlerësuar diku që shkalla e ekonomisë jo formale , prezenca e saj në Kosovë sillet prej 29 deri 35 për qind . Është një prezencë thuajse një e treta e buxhetit të Kosovës i takon ekonomisë jo formale dhe është një sfidë , jashtëzakonisht e madhe për Qeverinë e në mënyrë të veçantë për ATK. Njëra nga çështjet që më së shumti merr mund ATK-së dhe në të cilën është pjesë është mos për fundmi i procesit të fiskalizimit për bizneset ekzistuesi”, tha Imeri.

Ndërsa, Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, tha se është bërë një vetëdijesim i punëdhënësit, ku sipas ti ka rënë dukshëm numri i punëtoreve të cilët nuk kane pasur kontrata pune .

“Në vitin 2013 kemi hasur në 289 subjekte të pa regjistruara të cilat i kemi obliguar që ato të regjistrohen ..Në vitin 2014 i kemi 336 biznese të cilat i kemi hasur gjatë inspektimit të cilët krejtësisht në të zezë të quaj ashtu, rënia është drastike në vitin 2015 . Në vitin 2015 kemi vetëm 51 raste, ndërsa në vitin 2016 i kemi 5 raste”, tha Ibrahimi.

Avni Krasniqi, kryesues i Komitetit për Tregti dhe Dogana , tha se informaliteti ka qenë pjesa e cila ka shkaktuar probleme të gjithëve e po ashtu edhe mospërmbyllja e procesit të fiskalizimit sjell probleme tek bizneset.

“Sa i përket çështjes së in formalitetit unë mendoj dhe mendoj që e ndaj mendimin me kolegët e mi se një ndër c çështjet kryesore është çështja e fiskalizimit i cili duhet të përfundoj ose të përafrohet përfundimi i tij për arsye se gjithmonë si tregti në qoftë se në qoftë se procesi i fiskalizimit do të përmbyllet deri në fund , atëherë problemet do të ishin më të vogla . Me këtë rast e kisha cekur çështjen që gjithmonë kemi pasur probleme sa i përket zhdoganimeve të ndryshme ku bëhet rivlerësimet. Dhe në qoftë se fiskalizimi do të ishte proces i përmbyllur deri në fund , atëherë nuk kishte me ardhur edhe problemi i ndryshimit të vlerave i vlerësimit të mallrave. Për arsye se TVSH do të përfundonte për mbledhjen e të gjitha taksave në mënyrën më të mirë”, tha Krasniqi.

Në këtë tryezë janë diskutuar edhe pengesat tjera siç është edhe mosfiskalizimi i tregtarëve të derivateve të naftës. /Telegrafi/

Exit mobile version