Ministri Zejbekçi gjithashtu tha se edhe objektivat për rritje do të përmbushen deri në fund të vitit.
Duke bërë të ditur se ata, të cilët objektivat e rritjes së Turqisë i kanë vlerësuar si të ulëta, pasi të kuptojnë se kanë gabuar do të jenë të detyruar që në korrik të bëjnë vlerësimin e kundërt, Ministri Zejbekçi tha se Turqia këtë vit do ta mbyllë me një nivel më të lartë të rritjes se sa është parashikuar. /Telegrafi/