Telegrafi

Ekonomia e Shqipërisë po lulëzon

Madje artikulli i saj duket edhe si një thirrje: "Shkoni e investoni në Shqipëri", duke e paraqitur Shqipërinë si një rast të papërsëritshëm, sipas statistikave që ofron shkrimi.

“Shqipëria ka lulëzuar në këto tre – katër vitet të fundit, pa marrë parasysh recesionin global. Nga një vend me një regjim të egër komunistë dhe më i varfër deri në vitet 1990, Shqipëria, tani lulëzon nga investimet e huaja. Sistem ky që është bërë edukatë në suksesin e saj, gjatë këtyre viteve të demokracisë, shkruan kolumnisti i gazetës, Neil Reynolds,

Reynolds thotë se Shqipëria është vendi ekonomikisht më dinamikë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit,

“Në vitin 2010, Shqipëria do të shpallte një rritje reale prej 3,5 për qind. Shqipëria është vendi ekonomikisht më dinamikë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit, dhe është duke ecur mirë, në terma relative, bile edhe më mirë se sa disa nga ekonomitë e shumë e shumë shteteve të mëdha evropiane”, shton kolumnisti, Reynolds. /Telegrafi/