Telegrafi

Ekonomia e Japonisë del nga recesioni

Japonia ka dalë nga recesoni në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por rritja ekonomike e saj është bërë me një ritëm më të ngadaltë sesa që pritej.

Ekonomia është rritur me 2.2 për qind në çerekun e fundit të vitit 2014, krahasuar me parashikimet për 3.7 për qind.

Rritja, megjithatë, është bërë pasi ekonomia e tretë më e madhe në botë është tkurrur gjatë dy çerekëve paraprakë.

Ekonomia e Japonisë është rritur 0.6 për qind në periudhën nga çereku paraprak, por kjo është po ashtu më paku se parashikimi prej 0.9 për qind. /Telegrafi/