Site icon Telegrafi

Ekonomia e Eurozonës rritet përtej parashikimeve

Ekonomia e Eurozonës është rritur përtej parashikimeve në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht paqartësive ekonomike në rritje anembanë botës. Ky zhvillim komentohet si një tregues i aftësisë së Eurozonës për t’i rezistuar krizës në Greqi.

Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat ka revizionuar sërish të dhënat e rritjes ekonomike, që janë publikuar më parë në lidhje me tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave të reja, blloku 19-anëtarësh i Eurozonës është rritur me 0,5% në çerekun e parë të 2015-s dhe 0,4% në çerekun e dytë.

Këto shifra nënkuptojnë se niveli i rritjes ekonomike të eurozonës në 6-mujorin e parë të vitit 2015 ka rezultuar më i lartë sesa parashikimet. Zhvillimi në fjalë vlerësohet si një tregues i rëndësishëm i aftësisë së eurozonës për t’i rezistuar krizës greke.

Sakaq, rritja ekonomike e tremujorit të parë të 2015-s spikat si niveli më i lartë i regjistruar gjatë 4 viteve të fundit në Eurozonë. /Telegrafi/

Exit mobile version