Site icon Telegrafi

Ekonomia e Eurozonës po rritet

Rënia e euros, çmimet e ulëta të energjisë si dhe “politikbërja e mirë”, kanë nxitur ndjeshëm rritjen e Eurozonës gjatë këtij viti.

Perspektiva e vitit 2015 tashmë duket më e kënaqshme falë këtyre faktorëve. Një raport i fundit thekson se të 19 vendet e Eurozonës janë rritur me një hap prej 0.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke shënuar një progres në krahasim me tremujorin paraardhës, ku rritja fiksohej pranë 0.4 për qind. Gjatë të gjithë vitit, ekonomia e Eurozonës projektohet në një zgjerim prej 1.6 për qind, ndërkohë që gjatë vitit të ardhshëm pritshmëritë janë për një rritje në 1.8 për qind.
Ekonomistët theksojnë se Eurozona mbetet ndër të paktat rajone në përfitim nga një sërë faktorësh, ku nuk duhet harruar as kërkesa e fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Britania e Madhe. Dobësia e çmimeve të naftës ka nxitur të ardhurat konsumatore. Aktiviteti import-eksport përfiton më së shumti nga këta faktorë, duke përmirësuar edhe projeksionet.

Eksportet projektohen në rritje prej 4.8 për qind gjatë vitit aktual, përpara se të përballen me një rënie prej 4 dhe 3.6 për qind gjatë vitit 2016 dhe 2017 respektivisht. Nga ana tjetër, dobësimi i monedhës së përbashkët europiane vlerësohet si një çlirim për sipërmarrjen e rajonit.

Gjithsesi, luhatshmëria e tregjeve në Kinë dhe shqetësimet në lidhje me situatën makroekonomike në vend vazhdon të jenë ndër rreziqet numër një për ekonominë e Eurozonës. Diçka e ngjashme është konfirmuar edhe nga Standart and Poor`s për rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version