Site icon Telegrafi

Ekonomia e Brazilit regjistron rënie prej 1.97%

Banka Qendrore e Brazilit publikoi të hënën një raport në të cilit parashikohet që ekonomia vendëse këtë vit do të shënojë një rënie prej 1.97 për qind dhe përqindja e inflacionit do të rritet 9.32 për qind.

Sipas raportit, kjo do të jetë rënia më e madhe ekonomike e Brazilit në 25 vitet e fundit.

Pavarësisht se më 29 korrik Banka Qendrore e Brazilit rriti normën e interesit për herë të 7-të kjo nuk ndikoi në vënien në kontroll të inflacionit.

Në raport parashikohet që këtë vit inflacioni do të rritet 9.32% , duke shënuar një rekord në 13 vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version