Telegrafi

Ekonomia daneze hyn përsëri në recesion

Në tremujorin e parë, GDP-ja ra me 0.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm gjatë të cilit ky tregues ishte tkurur me 0.2 për qind, njoftoi Instituti kombëtar danez i statistikave.

Recesioni përcaktohet nga dy tremujorë radhazi rënie të GDP-së. Kjo rënie e ekonomisë daneze erdhi si pasojë e një pakësimi të konsumit të familjeve dhe një rënie të investimeve, bëri të ditur instituti. /Telegrafi/