Ekonomia e Britanisë së Madhe në tre mujorin e tretë të vitit aktual, është rritur me normën më të ngadaltë vjetore në më shumë se një dekadë, pasi ngadalësimet botërore dhe shqetësimet për BREXIT-in kanë goditur investimet e biznesit dhe prodhimin.
Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit u ngadalësua më 1 për qind në nivel vjetor, nga 1.3 për qind nga tremujori i dytë, përcjell Telegrafi.
Sipas Zyrës britanike të Statistikave, kjo është shkalla më e ulët e rritjes që nga tremujori i parë i 2010 dhe është nën parashikimin e ekonomistëve të anketuar nga Reuters me 1.1 për qind.
Ngadalësimi është një reflektim i rimëkëmbjes së rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto sesa pritej që pas rënies ekonomike në tremujorin e dytë, kur bizneset u përballën me inventarë të tepërt të lëndëve të para pasi BREXIT u shty deri në fund të marsit 2020.
Në bazë tremujore, Prodhimi i Brendshëm u rrit me një normë prej 0.3 për qind në tremujorin e tretë, nën pritjet e Bankës Qendrore të Anglisë prej 0.4 për qind dhe parashikimet nga ekonomistët e sektorit privat. /Telegrafi/