Telegrafi

Ekonomia britanike hyn në recesion

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se prodhimi i brendshëm është ulur me 1,5 përqind gjatë tremujorit të fundit të vitit 2008, ndërsa gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar ishte regjistruar një rënie prej 0,5 përqind.

Kryeministri Gordon Brown bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të përballuar krizën ekonomike globale.

Ai tha se gjatë javëve të ardhshme në SHBA do të miratohet një paketë e madhe shpëtimi për ekonominë dhe vendet evropiane po përgatiteshin për marrjen e vendimeve të rëndësishme.