Site icon Telegrafi

Ekonomia britaneze me rritje

Megjithatë ekonomia mbetet poshtë potencialeve të veta krahasuar me periudhën përpara krizës financiare globale të vitit 2008-2009. Kjo justifikon edhe angazhimin e Bankës së Anglisë për të mos ulur normën bazë të interesit së shpejti.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.8 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, kundrejt rritjes me 0.7 për qind në tremujorin e fundit të 2013-ës. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, ekonomia ishullore u rrit me 3.1 për qind, hapi më i shpejtë i zgjerimit që nga tremujori i fundit i vitit 2007.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje tremujore prej 0.9 për qind dhe vjetore prej 3.2 për qind. Sipas analistëve, këto shifra do të ndihmojnë kryeministrin David Cameron të bindë votuesit se Partia Konservatore duhet të rifitojë pushtetin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version