Site icon Telegrafi

Ekonomia braziliane në vështirësi që nga viti 2015

Mijëra brazilianë i kanë bërë ballë të nxehtit në Sao Paulo, duke qëndruar në radhë në panairin e punës, ndërkohë që ekonomia më e madhe e Amerikës Latine po përpiqet të dalë nga recesioni më i keq në disa dekada.

Mbi 15 mijë persona morën pjesë në panair për të takuar rekrutues, ndërkohë që norma e papunësisë në vend ka kaluar 12 për qind, banorët po hasin vështirësi në gjetjen e punësimit formal.

Shpenzimet e dobëta konsumatore dhe të bizneseve, pasiguria në lidhje me presidentin e ri të së djathtës ekstreme dhe ekonomia e dobët botërore, kanë sjellë një ngadalësim të shpejtë të ekonomisë së Brazilit në tremujorin e katërt. Përmasa në të cilën ekonomia më e madhe e Amerikës Latine rimëkëmbet këtë vit, do të varet kryesisht nga zbatimi i reformave të pensioneve të presidentit Jair Bolsonro, që sipas tij do të kursejë mbi 300 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme.

Por, mijëra pjesëmarrësit në panairin e punës në Sao Paulo, nuk do të presin aq gjatë.

Produkti i Brendshëm Bruto i Brazilit në tremujorin e katërt 2018, pritet të jetë rritur me vetëm 0.2 për qind, kjo do të shënonte një ngadalësim nga 0.8 për qind rritje që tregoi në tremujorin e katërt. Kjo do të ishte gjithashtu niveli më i ulët i rritjes që prej recesionit të 2015-së, që ishte më i keqi në historik. /Telegrafi/

Exit mobile version