Telegrafi

Ekonomia botërore është rimëkëmbur

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e guvernatorëve të bankave qendrore, anëtarë Bankës Rregullatore Ndërkombëtare (BIS), Trichet-i, tha se pjesëmarrësit janë të bindur se ekonomia botërore filloi të rimëkëmbet dhe kjo ndodhi më shpjet nga sa mendohej.

Ai theksoi gjithashtu se ekonomitë në zhvillim kanë pasur rol të fuqishëm në rimëkëmbje, por njëkohësisht ato ndodhen në përgjithësi, përpara rrezikut të inflacionit.

Banka Rregullatore Ndërkombëtare, që u krijua në vitin 1930, ka selinë në Basel të Zvicrës dhe luan rolin e një rregullatori midis Bankave Qendrore. Funksionet e saj kryesore janë nxitja e bashkëpunimit monetar dhe financiar dhe t’u shërbejë bankave qendrore në valutë, rezerva ari dhe kredi. /Telegrafi/