Telegrafi

Ekonomia amerikane tkurret më tepër se parashikimi

Njoftimi i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se prodhimi i përgjithshëm i brendshëm u tkurr me ritmin 6 presje 2 përqind gjatë tremujorit të katërt.

Ekspertët kishin llogaritur një rënie vjetore 3,8 përqind për shkak të rënies së eksporteve dhe të shpenzimeve të konsumatorëve.

Këto të dhëna pesimiste po bëjnë që konsumatorët të humbasin më tej besimin.

Një sondazh i kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe Universiteti i Michigan-it tregon se besimi i konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara arriti në muajin shkurt nivelin më të ulët në tri muajt e fundit. /voa/