Telegrafi

Ekonomia amerikane shënon rritje

Ekonomia më e madhe e botës u rrit në tremujorin e fundit me 3.5 për qind në nivel vjetor. Këto shifra nuk shkaktojnë suprizë, por ka një debat nëse kjo tendencë pozitive do të vazhdojë.

Ka kohë që disa ekonomistë me përvojë po thonë se besojnë që recesioni në SHBA ka marrë fund. Rritja me 3.5%, në ekonomi e tregon këtë, të paktën në letër. Ky është përmirësimi i parë i rregjistruar në rritjen në SHBA për një vit.

Pyetja kryesore është se sa e qëndrueshme është kjo rritje. Shpenzimet e qeverisë kanë qënë motori kryesor i kësaj rritjeje. Qeveria amerikane ka derdhur miliarda dollarë në ekonomi, muajt e fundit në përpjekje për ta stimuluar atë. Por shpenzimet për stiumulim janë duke shteruar.

Nëse rritja vazhdon, atëherë pritet të kthehet edhe besimi tek konsumatori amerikan dhe të ulet papunësia. Deri tani ka pak tregues se kjo do të ndodh, që do të thotë se shtetasit amerikanë nuk e ndjejnë që recesioni ka marrë me të vërtetë fund. /bbc/