Telegrafi

Ekonomia amerikane, sërish rritje

Në tregun e punës në SHBA u shfaq një lëvizje e pasigurt pasi që papunësia shënoi rënie deri në 9,7 për qind në janar nga 10-të për qind në dhjetor, kumtoi të premten Ministria e Punës.

Ekonomia shënoi rritje prej 5,7 përqindëve në tremujorin e katërt të vitit 2009, ndërsa gjatë të tretit rritja ishte 2,2 për qind, theksojnë agjencitë.

Obama tha se në 25 shkurt i ka ftuar liderët e republikanëve dhe të demokratëve në debatin për reformën shëndetësore, kumtuan mediat amerikane.

Presidenti dëshiron që republikanët idetë e tyre t’i vendosin në tryezë. Ai dhe liderët demokratë në Kongres kërkojnë mënyra që ta shtyejnë ligjin për reformën shëndetësore, pasi republikanët sërish janë në gjendje t’i bllokojnë projektet ligjore në Senat, vërejnë mediat amerikane.

Sipas anketave sociologjike, Obama dhe demokratët në Kongres nuk kanë kërkuar mjaft mbështetje të fuqishme nga republikanët për reformën e tyre shëndetësore.