Telegrafi

Ekonomia amerikane sërish në krizë

Gazeta "Wall Street Journal", duke theksuar se statistikat tregojnë se Amerika do të jetë dëshmitare e një recesioni tjetër të madh ekonomik, shkruante se nuk ka shpresa që kjo rrjedhë të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Ky burim shton se vitin e kaluar kur kriza ekonomike arriti kulmin, numri i kërkuesve të asistencës sociale për papunësi arriti në 651 mijë persona, tani në vitin 2010, kjo shifër vazhdimisht qëndronte në nivelin e 450 mijë personave kurse rritja e kësaj shifre kohëve fundit ka ndezur një alarm i cili tregon për një tufan tjetër të fuqishëm në ekonominë amerikane. /Telegrafi/