Telegrafi

Ekonomia amerikane rritet për 2.6 %

Sipas ekspertëve ekonomik, rritja e përshpejtuar e ekonomisë amerikane do të vazhdojë edhe në tremujorin e katërt, duke arritur në 3.5 për qind.

Por, sipas analizave të ndryshme, kjo rritje ekonomike nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë, e cila në muajin nëntor të këtij viti u rrit në 9.8 për qind, që është më shumë për 0.2 krahasuar me muajin tetor.

Sipas parashikimeve, për t’u ulur shkalla e papunësisë për një për qind, është e nevojshme që Bruto Prodhimi Vendor (BPV) të rritet për 5 për qind në vit. /Telegrafi/