Telegrafi

Ekonomia amerikane në gjendje jo të volitshme

Rritja ekonomike në tre muajt e parë të këtij viti ishte 3.5 për qind që është gjysma e rritjes së parashikuar ekonomike, kurse papunësia në SHBA është rritur është më shumë. Ekonomisti amerikan Stuart Varni është i mendimit se ekonomia amerikane ka marrë tatëpjetën.

Ai thotë se ajo që funksionarët amerikanë flasin për ekonominë e vendit nuk ka aspak lidhje me realitetin dhe shifrat flasin më së miri se në çfarë gjendje është ekonomia amerikane.

Populli amerikan nuk ka aspak besim tek qeveria kurse papunësia e cila ka arritur në 10 për qind, padyshim që do të rritet edhe më tepër. /Telegrafi/