Telegrafi

Ekonomia amerikane merr veten brenda gjashtëmuajve

Bordi i Konferencave me bazë në Nju Jork shqyrton faktorë kyçë si papunësinë, porositë e fabrikave, çmimet e aksioneve dhe sigurinë e konsumatorit për të bërë matjet e tij.

Bordi tha se pret që ekonomia të ketë përfitime nga çmimet më të ulëta të naftës dhe nga qasja më e gjerë ndaj pjesëve dhe furnizimeve ndërkohë që Japonia rimëkëmbet pas tërmetit dhe cunamit që shkatërruan zonat bregdetare.

Në total, bordi tha se tetë nga dhjetë treguesit kyç ishin përmirësuar, por paralajmëroi se rritja ekonomike mund të mos jetë e njëtrajtshme. Optimizmi mbi të ardhmen e ekonomisë amerikane nuk duket se po përhapet mes konsumatorëve.

Një anketë e publikuar nga Universiteti i Miçigenit tregonte se siguria e konsumatorit ra gjatë muajit qershor, ku shumë amerikanë nuk besonin se recesioni kishte mbaruar. /Telegrafi/