Telegrafi

Ekonomia amerikane, drejt rimëkëmbjes

“Raporti mbi papunësinë tregon që ekonomia jonë po jep shenjat e zhvillimit dhe rikuperimit të shpejtë”, deklaroi vetë Presidenti Obama.

Ai iu referua të dhënave që deklaronin se numri i vendeve shtesë të punës në SHBA në periudhën prill-qershor ishte 431.000. Kjo shifër është më e larta mbi bazë mujore në dhjetë vitet e fundit, por mund të lidhet edhe me punëtorët në vende pune të përkohshme.

Ndërkohë, sipas analistëve, kjo shifër duhej të ishte pak më lartë, diku te gjysmë milioni. Këto shifra janë pohuar edhe nga këshilltarja ekonomike e Obamës, Chris Romer. “Këto shifra janë inkurajuese për vazhdimin e rimëkëmbjes”, tha ajo.