Site icon Telegrafi

Ekologët e Kosovës kërkojnë mbrojtje të mjedisit nga piknikët e 1 Majit

Partia Ekologjike e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që gjatë shëtitjeve për festën e 1 Majit, në parkun e Gërmisë, Brezovicë, Prevallë, Rugovë e gjetiu, të sillen mirë dhe ta respektojnë kodin e mirësjelljes në mjedisin tonë.

Përmes një komunikate për media, Partia Ekologjike e Kosovës u “ka bërë thirrje qytetarëve ndër tjerash që të mbajnë rregullin dhe mirësjelljen e qytetarit të emancipuar ashtu siç i takon këtij populli me një kulturë dhe qytetërim shekullor”.

“Është mirë ta dimë ne dhe gjeneratat tona të ardhshme se natyra shpeshherë dinë ta na hakmerret, durimi ka kufi, andaj na paraqiten vërshime, thatësira të llojllojshme si dhe ndryshime të mëdha klimaterike në Planetit Tokë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version