Qendra për hulumtime dhe njoftime për ambientin jetësor ”Eko-Svest” nga Shkupi paralajmëron se Maqedonia planifikon që të shfryrëzojë linjit të vendit, që është i cilësisë së dobët, si lëndë djegëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një gjë e këtillë do të bëhet, pa marrë parasysh faktin se Maqedonia e ka nënshkruar Marrëveshjen e Parisit, që e obligon shtetin që të ulë shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile.
”Eko-Svest” bën të ditur se në fund të shtatorit është mbajtur një diskutim publik për Studimin për vlerësimin e ndikimit të modernizimit dhe restaurimit të TEC Osllomej mbi shëndetin e njerëzve, për të cilin studim, opinioni nuk është informuar aspak.
Kjo qendër, ka dërguar një shkresë deri te institucionet përgjegjëse, për mënjanimin e publikut gjatë sjelljes së vendimieve që lidhen me termoelektranat që punojnë me linjit./Telegrafi/