Telegrafi

Eko-aksion për mbledhje të hedhurinave elektronike dhe elektrike në komunën Aerodrom

Komuna e Aerodromit në bashkëpunim me Shoqatën për menaxhim me hedhurina ‘Zero hedhurina’, nga dita e shtunë do të fillojë eko-aksionin për mbledhjen e hedhurinave elektronike dhe elektrike, e cila do të mbahet të shtunën e ardhshme në zona të ndryshme urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me hedhurinat elektronike nënkuptohet kompjuter statik dhe laptop, tastatura, mi për kompjutera, kabllo, altoparlant, dëgjuese, telefona shtëpiak dhe mobil, MP3, monitorë, televizora, kamera digjitale, skenerë, makina shtypi, etj, kurse me hedhurinat elektrike nënkuptohet koftora, mjete për nxemje qëndrore, shporet, mjete për përgatitjen e bukës, lavatriçe, aparat për kafe, si dhe aparate tjera shtëpiake.

Nga komuna bëjnë thirrje deri te qytetarët që të paraqesin ose të sjellin mjetet e vjetra elektronike dhe elektrike shtëpiake, aksion i cili do të mbahet në zonën urbane Aerodromi i Vjetër. /Telegrafi/