Telegrafi

Eklipsi i parë i Diellit që në fillim të janarit 2011

Që me fillimin e janarit të vitit 2011, disa zona të rruzullit tokësor do të bëhen “dëshmitare” të eklipsit të pjesshëm të Diellit. Pikërisht, nga mëngjesi i ditës së martë më 4 janar, eklipsi i Diellit do të bëhet i dukshëm në tërë Evropën e deri në Indi, kurse në Amerikën Veriore dhe Jugore nuk do të vërehet.

Jay Pasachoff nga Universiteti amerikan "Williams College" ka deklaruar se eklipsi përkundër maksimalitetit, do të jetë i pjesshëm, që do të thotë se disa pjesë të Diellit kurrë nuk do të eklipsohen. Duke pasë parasysh se shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit është rrezik për qytetarët, Pasachoff deklaron se nevojiten syze speciale, ose filtra special solar.

Eklipset e pjesshme janë me interes edhe për shkencëtarët, sepse nuk janë me aq rëndësi të madhe shkencore, ndaj njeriu mund të relaksohet dhe të përjetojë këto fenomene.

Gjatë këtij eklipsi banorët e Evropës perëndimore do të vërejnë se eklipsi do të fillojë gjatë lindjes së Diellit dhe do të zgjasë 80 minuta. Eklipsi do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa në maksimumin e vet eklipsi do të ndodhë Britaninë e Madhe-kur 5% të sipërfaqes së Diellit do të jetë e mbuluar, e më pas, gjatë 20 minutave të ardhshme gradualisht sërish do të paraqitet Dielli. Në Paris dhe në Berlin, Dielli do të eklipsohet nga perëndimi; në lindje Dielli gjatë maksimumit do të qëndrojë në qiell -22 shkallë, ndërsa pjesa e mbuluar nga eklipsi do të arrijë në 67% mbi Athinë. Në Izrael dhe Egjipt, dielli do të jetë në 33 shkallë me rreth 55% të sipërfaqes së eklipsuar në maksimumin e vet. Shkencëtarët këshillojnë Tel Avivin e Izraelit, si vendi nga ku eklipsi mund të shihet më mirë.